Kryesore Kryesia e PD: Grupim për të bllokuar zgjedhjet

Kryesia e PD: Grupim për të bllokuar zgjedhjet

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

“Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, ka deklaruar Partia Demokratike.

Lidhur më këtë deklaratë, Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD, është shprehur se marrja e gjitha masave do të thotë që këtu përfshihet edhe bllokim i procesit zgjedhor.