Askush nuk e mendon që një gotë alkool në ditë mund të të dërgojë drejt një transplanti mëlçie. Të dhënat nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe tregojnë se numri i personave që kryejnë ndërhyrje për transplantin e mëlçisë, për shkak të abuzimit me alkoolin, ka ardhur në rritje.
Studiuesit në spitalin qendror të Mbretërisë së Bashkuar njoftuan se vetëm në spitalin e tyre gjenden 2000 pacientë të cilët janë shtruar për të kryer transplantove të mëlçisë. Gjithashtu, ata shprehen se gjatë 15 viteve të fundit të personat e prekur nga sëmundjet e mëlçisë janë rritur me 50%.
Kryesisht transplanti i mëlçisë është tepër i nevojshme për njerëzit që kanë konsumuar për një kohë të gjatë sasi të mëdha alkooli. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, vëzhguan një grup prej 33.000 njerëzish që kishin kryer transplantin gjatë viteve 2002 dhe 2016 dhe vunë re se personat të cilët kishin kryer transplantin për shkak se kishin qenë të alkoolizuar, kishin më pak gjasa për të pirë përsëri. Të dhënat treguan se dy të tretat e gjithë transplantove të mëlçisë të kryera në mbarë botën realizohen tek personat e alkoolizuar. Gjatë gjithë kohës, alkooli po bëhet më i rrezikshme dhe shumë vende të botës. Vetëm në Londër janë regjistruar 400 pacientë në spitalin shtetëror që presin të kryejnë transplantin e mëlçisë.
Sipas mjekëve, mëlçia është një organ shumë delikat dhe nëse pacientët vazhdojnë të pijnë alkool edhe pas transplantit atëherë rrezikojnë të humbin jetën. Përpara shumë vitesh, në spitalin qendror të Londrës, u regjistruan vetëm ato pacientë të cilët do të ishin gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e mjekut dhe nuk do të konsumonin më asnjë lloj alkooli.
Por një studim i ri i cili është botuar në revistën mjekësore JAMA, tregon se edhe njerëzit që konsumojnë alkool mund të jetojnë po aq gjatë pas transplantit sa njerëzit që nuk kanë konsumuar.
Ndersa mjekët thonë vazhdimisht se pacientët pas transplantim duhet të kryejnë patjetër një jetë të shëndetshme, duke filluar nga dieta ushqimore dhe regjimi i gjumit, pasi të gjitha ndikojnë çrregullimin e organizmit./Mirror/
Shëndet Kujdes me alkoolin, rritet numri i transplanteve të mëlçisë