Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Excelsior” ka botuar, të hënën e 2 shkurtit 1925, në ballinë, një shkrim në lidhje me zgjedhjen president të Ahmet Zogut nga Asambleja Kushtetuese dhe vendimin e saj që Tirana të bëhej kryeqytet i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Ahmet Zogu do të drejtojë për shtatë vjet Republikën e Shqipërisë
Romë, 1 shkurt. — Na shkruajnë nga Tirana nëpërmjet agjencisë Stefani:
“Asambleja Kushtetuese zgjodhi Ahmet Zogun, unanimisht, President të Republikës së Shqipërisë për një periudhë prej shtatë vjetësh, dhe vendosi që Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë.
Statutet e Republikës janë pjesërisht të frymëzuara nga Kushtetuta e Konfederatës së Amerikës së Veriut.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania