Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 6 shkurtit 1886, në ballinë, një shkrim në lidhje me faljen e Abdyl Frashërit nga Sulltani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Abdyl bej Frashëri
“Shqiptari Abdyl bej Frashëri, vëllai i Sami beut, shkrimtar i njohur osman, me ndikim të madh në vendin e tij, i komprometuar në kryengritjen shqiptare të vitit 1881, ishte arrestuar dhe internuar në Panderma (Bandirma).
Madhëria e Tij Perandorake Sulltani sapo e ka falur (amnistuar).
Abdyl beu ka mbërritur në qytetin tonë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania