Arilena Ara me këngën “Shaj” fitoi festivalin e 58-të në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020.
Por eventi muzikor u shoqërua me polemika të shumta. Shumëkush e shihte Elvana Gjatën si fituese.
Polemikat kanë vazhduar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale. Sakaq, RTSH ka vendosur të bëjë publike votimin e jurisë.
Elvana Gjata me këngën “Me Tana” ka marrë pikët maksimale nga anëtarët e huaj të jurisë, por e kanë rrëzuar në tokë pikët minimale të Mikaela Mingës dhe Rita Petros.
Më poshtë votimi i 5 anëtarëve të jurisë:
Rita Petro – Arilena Ara 18 pikë, Elvana Gjata 8 pikë
Mikaela Minga- Arilena Ara 13 pikë, Elvana Gjata 2 pikë
Christer Björkman – Arilena Ara 10 pikë, Elvana Gjata 18 pikë
Dimitris Kontopoulos – Arilena Ara 13 pikë, Elvana Gjata 18 pikë
Felix Bergsson – Arilena Ara 13 pikë, Elvana Gjata 18 pikë