Eurodeputetja portugeze Maria Isabel Santos pritet të zgjidhet raportuesja e re për Shqipërinë, në Parlamentin Europian, duke pasur kështu gjermanin Knut Fleckenstein. Ajo ka punuar vazhdimisht me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.
Lajmi për nominimin e portugezes bëhet i ditur nga portali “European Ëestern Balkans”.
Isabel Santos u zgjodh si Anëtare e Parlamentit Europian këtë vit dhe është një figurë e njohur politike në Portugali.
Ajo ishte anëtare e delegacionit Portugez në OSBE, e cila ka lehtësuar përgjatë javëve të fundit dialogun për reformën zgjedhore në Shqipëri.
Si raportuese e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ajo do të jetë përgjegjëse për hartimin e raporteve vjetore mbi vendin tonë, i cili do të diskutohet më pas në seancat plenare. Ajo pritet të nxjerrë në pah çështjet për të cilat BE-ja shqetësohet më shumë lidhje me Shqipërinë.
Gjatë kohës që ka shërbyer në OSBE ajo ka drejtuar disa misione për monitorimin e zgjedhjeve, përfshirë ato për zgjedhjet e vitit 2017 në Gjermani dhe zgjedhjet afatmesme të vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara.
Që kur u bë anëtare e Parlamentit Evropian, Santos ka shërbyer në Komitetin për Punë të Jashtme dhe në Nënkomitetin e tij për të Drejtat e Njeriut.