Dritan Ulqinaku, epidemiolog i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), theksoi për A2 se “të gjitha rastet me vështirësi në frymëmarrje, temperaturë dhe kollë, ta konsiderojnë veten me COVID-19 dhe të qëndrojnë në kontakt me mjekun e familjes”.
“Ne i konsiderojmë të gjithë, nga Shkodra në Sarandë, sikur janë me koronavirus. Nuk ka më qarkullim gripi, ka qarkullim COVID-19. Çdo rast me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, heqje e nuhatjes dhe shijes, ta konsiderojnë veten me koronavirus”, tha Ulqinaku.
“Por, mos të kenë panik, pasi është një sëmundje me vdekshmëri të ulët. Nuk e kalon 3%”, shtoi Ulqinaku.