Kuvendi shpall 6 kandidatë për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Në faqen zyrtare rezulton se emrat që kanë shprehur interesin janë Ardita Buna, Dedë Kasneci, Klodian Rado, Regleta Pananjoti, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo (Mujo). Më 21 gusht Kuvendi hap procedurat për këtë vakancë të krijuar, pas mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor të anëtarit Fatos Lulo.
Nga lista e paraqitur nga Kuvendi përmban edhe emra që janë skualifkuar apo janë pranuar më parë nga KED apo KLGJ për anëtar të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë. Të pranuar janë Ardita Buna apo dhe Regleta Panajoti. Ndërsa është skualifikuar Ded Kasneci, Vjosa Bodo Mujo dhe Shaqir Hasanaj.
Pas këtyre “eliminimeve” kanë preferuar që të kandidojnë në Gjykatën Kushtetuese: Ardita Buna Alsula; Ded Kasneci; Klodian Rado; Regleta Panajoti; Shaqir Hasanaj; Vjosa Bodo Mujo.