Pas përfundimit të protestës së sotme para Parlamentit, Kuvendi ka njoftuar se seanca e radhës e Parlamentit nuk do të jetë të enjten e 14 marsit, por të mërkurën më 13 mars 2019.
Vendimi është marrë pasi e enjtja e Kuvendit, përkon me datën 14 mars që është festë zyrtare në vend.
Nuk dihet nëse opozita do të zhvillojë një tjetër protestë më 13 mars, ashtu siç ka paralajmëruar që çdo seancë plenare do të ketë protestë.
Kryedemokrati Basha në mbyllje të protestës së sotme i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit madhështor më 16 mars para Kryeministrisë.
Politika Kuvendi zhvendos seancën e radhës më 13 mars