Laburisti Sadiq Khan u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Londrës të shtunën, duke mundur konservatorin Shaun Bailey.
Khan, i cili u bë myslimani i parë në krye të kryeqytetit perëndimor pasi fitoi në 2016, mundi sfiduesin Shaun Bailey, një kandidat nga Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson.
Khan fitoi 55.2 përqind të votave dhe Bailey 44.8 përqind.
“Jam thellësisht i përulur nga besimi që londinezët kanë vendosur tek unë për të vazhduar të drejtoj qytetin më të madh në tokë”, tha Khan, i cili e bazoi fushatën e tij në krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e ekonomisë së turizmit në Londër.
“Unë premtoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe të ndritshme për Londrën pas ditëve të errëta të pandemisë,” tha ai.