Politika Fitorja në zgjedhje, vjen urimi i veçantë i Juventusit për Edi Ramën

Fitorja në zgjedhje, vjen urimi i veçantë i Juventusit për Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në rrjetet sociale urimin që i ka bërë skuadra e Juventusit për fitimin e mandatit të tretë. Skuadra nga Torino i ka dhuruar kreut të qeverisë një bluzë me numrin tre (aq sa numri i mandateve) dhe me mbishkrimin “Edi”.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.

Ndërkohë nuk kurseu as ironinë me kundërshtarët e tij sportivë, duke “ngacmuar” edhe opozitën pas humbjes në zgjedhje.

“Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, tha Rama.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë😍

#GrazieJuve⚪️⚫️

*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit😊

Posted by Edi Rama on Sunday, 9 May 2021