Sport Largimi i Messit, tifozët në lot para selisë së klubit, gjejnë edhe...

Largimi i Messit, tifozët në lot para selisë së klubit, gjejnë edhe shkaktarin

Largimi i Lionel Messit ka shkaktuar trishtim dhe zemërim të madh te tifozët e Barcelonës, të cilët nuk arrijnë ta imagjinojnë skuadrën e zemrës pa yllin argjentinas. Zyrtarizimi i largimit të 6-herë fituesit të Topit të Artë nga Barça tronditi tifozët blaugrana të cilët menjëherë pasi mësuan lajmin u grumbulluan para zyrave të klubit për të protestuar. Të veshur me fanellën me numrin 10 të Messit dhe me pankarta në duar në përkrahje të idhullit të tyre dhe kundër klubit, madje shumë prej tyre në lot, tifozët Barçës protestuan për lamtumirën e parakohëshme të Lionel Messit.

Protestat dhe pankartat nuk munguan as paraditen e kësaj të premteje në qendrën stërvitore të Barcelonës, madje një pjesë e tyre kanë gjetur edhe shkaktarin e largimit të yllit argjentinas që sipas tyre është francezi Antoine Griezmann.

Në një atmosferë të zymtë ku fansat janë kapur edhe mbrojtësin e kombëtares spanjolle Jordi Alba, janë dëgjuar edhe ulërimat e tifozëve ndaj Antoine Griezmann, “Messi po largohet për shkakun tënd”, fjalë që tregojnë pikëllimin e tifozëve për lamtumirën e një prej futbollistëve më të mirë të historisë, largim që mund të shënojë edhe fundin e një epoke te Barcelona.