Kryesore Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama zbaton doktrinën shkatërrimtare të Soros

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama zbaton doktrinën shkatërrimtare të Soros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar projektligjin për legalizimin e kanabisit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit.

“Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga”, tha kryedemokrati.

Ai theksoi se legalizimi i kanabisit është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Sipas Berishës, kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin.

Ditën e djeshme, qeveria nxori për konsultim publik ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Jepet vetëm një licensë për kultivimin e maksimalisht 150 hektarë bimë kanabis. Serat do të jenë 5-10 hektarë.

Personi që merr licensën duhet të ketë eksperiencë në kultivimin e bimëve mjekësore. Dhe një kapital fillestar prej  100 milion lekësh.