Më 28 janar të vitit 1936, 84 vjet më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. “American Eye” sjell disa nga thëniet më të bukura të gjeniut të letrave.
1- Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.
2- Të falësh nuk do të thotë të harrosh.
3- Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre.
4- Ata që shohin qartë edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik.
5- Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
6- Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër.
7- Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin.
8- Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare.
9- Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.
10- Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: Ajo që kujtoni ju