Ananasi nuk është i mirë vetëm për t’u ngrënë. Një krijuese spanjolle është në një mision për të na bindur se ky frut është gjithashtu të mirë edhe për t’u veshur.
Carmen Hijosa ka krijuar Pinatex, një tekstil i përbërë nga fibrat e gjetheve të frutave. Ajo shpreson t’i japë industrisë së modës një alternativë të qëndrueshme ndaj lëkurës.
Projektuesja e rrobave kaloi tetë vjet duke zhvilluar tekstilin e saj alternativ. “Për shkak të karakteristikave të tyre, ananasi është shumë i mirë, i fortë dhe fleksibël. Ideja ime ishte që të bëja një rrjetë me këto fibra, jo shumë ndryshe nga ajo e lëkurës”, tha Hijosa për Reuters. “Dhe ky ishte fillimi i këtij materiali të ri.”
Hijosa, e cila themeloi edhe kompaninë Ananas Anam, punon me fermerë në Filipine, të cilët i korrin dhe heqin fibrat, të cilat përfundojnë në Pinatex në Spanjë. Për të bërë një metër katror të Pinatex, ajo merr 460 gjethe. Prodhimi global i ananasit arriti 25 milionë ton në 2016. Hijosa thotë se gjethet dhe lëvozhgat e ananasit nga 10 vendet e para prodhuese mund të zëvendësojnë teorikisht mbi 50 për qind të prodhimit global të lëkurës.
Që nga fillimi i saj komercial në vitin 2015, Pinatex është përdorur nga rreth 500 prodhues, duke përfshirë atletet e shitura nga shtëpia e modës Hugo Boss dhe të gjitha xhaketat e markës Altiir janë bërë prej këtij fruti. “Njerëzit janë të tërhequr nga ky lloj tekstili. Në fillim ata mendojnë se është lëkurë dhe pastaj kur ata e prekin, e ndjejnë që nuk është lëkurë”, tha drejtori kreativ Timothy Turner-Sutton.
“Është material mjaft cilësor, kur laget, thahet si lëkurë dhe duket si lëkurë në të gjitha mënyrat”.
Përdorimi i kësaj lënde në industrinë e modës, përveçse do të shpëtonte kafshët e egra nga kjo industri, do të reduktonte edhe përdorimin e kimikateve në sasi të mëdha.