Extra Leonardo DiCaprio theu rregullin e tij të artë?

Leonardo DiCaprio theu rregullin e tij të artë?

Leo DiCaprio, Teyana Taylor dhe Vittoria Ceretti

Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio-s është e njohur për të gjithë. Që nga fillimi i tij në ekranet e mëdha në vitet ’90, 49-vjeçari i Hollywood-it ka pasur histori me modele dhe aktore të famshme, si Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli. Por, një gjë duket të jetë e përbashkët mes të gjitha të dashurave të tij të mëparshme – mosha e tyre.

Edhe e dashura e tij aktuale, modelja italiane Vittoria Ceretti, përputhet me rregullin e dukshëm të Leo-s për të dalë vetëm me gra në të njëzetat e tyre. Megjithatë, së fundmi, Leo është akuzuar se ka rrezikuar reputacionin e tij pas një mbrëmjeje me këngëtaren 33-vjeçare Teyana Taylor në një klub në New York. Burime për Page Six thanë se çifti ishte “bashkë gjatë gjithë mbrëmjes” derisa u larguan së bashku në orën 3 të mëngjesit të dielën, por këmbëngulën se ai nuk e ka tradhtuar Vittoria-n, me të cilën ka mbi një vit që është në një lidhje.

Nuk është hera e parë që Leo është “lidhur” me Teyana-n, e cila u nda nga bashkëshorti në vitin 2023 dhe ka mohuar çdo spekulim për një lidhje romantike me të. Në fillim të këtij viti, ai u pa me dorën e tij mbi të pasmet e saj gjatë xhirimeve për një skenë në një film të ardhshëm.

Gjithashtu, në një festë para ndarjes së çmimeve Oscar në mars, Leo u fotografua duke e mbajtur për krahu Teyana-n, e cila përkëdhelte fytyrën e tij dhe i rregullonte flokët.