Politika Ligji anti-KÇK, Rama ka një paralajmërim të fortë për prokurorët dhe gjyqtarët

Ligji anti-KÇK, Rama ka një paralajmërim të fortë për prokurorët dhe gjyqtarët

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga kreu i qeverisë dhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që sipas tij godasin pas shpine Policinë e Shtetit dhe lenë të lirë kriminelët dhe zhbllokojnë asetet e tyre.

Sipas Edi Ramës, paketa parashikon pezullim brenda 3 ditësh të këtyrë prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe fillimin e menjëhershëm të hetimeve për ta.

“Gjykatës dhe Prokurorët e Korruptuar për ata që godasin Policinë e Shtetit, që godasin jo me plumba, por me çekiçin e drejtësisë pas shpine. Për çdo rast kur ne do konstatojmë vendime si ato që kemi parë, paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ta. Ata janë bashkë dhe ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin. Të gjithë ju mund të keni rezerva dhe për qeverinë. Po një gjë nuk e thotë dot askush dhe ajo është që në këto vite ju jeni tradhtuar apo që kushtet tuaja nuk janë përmirësuar edhe rroga juaj nuk është rritur”, deklaroi kryeministri.