Bota Lilë, kryetari i bashkisë heq stolat e parqeve: Nuk binden me gjoba

Lilë, kryetari i bashkisë heq stolat e parqeve: Nuk binden me gjoba

Kryetari i bashkisë së Madeleine, një qyteze të Lilës, Sebastian Lepretre, tha se ka hequr stolat nëpër parqe që t’i bëjë njerëzit t’i binden rregullave për ruajtjen e distancës shoqërore.

“Përderisa nuk binden as me gjoba që të mos qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, mbetet vetëm një zgjidhje: të hiqen stolat nga hapësirat publike”, shkroi Lepretre.

“Sigurisht, do të rivendosen kur të jenë hequr kufizimet”, sqaroi kryetari i bashkisë.

Madeleine ka 21 mijë banorë dhe është në veri të Lilës. Kryetari i bashkisë tha për mediat se këto masa merren kur bëhet fjalë për çështje jete a vdekjeje.

“U bënë tetë ditë që njerëzit vijnë të marrin rreze dielli, të diskutojnë e të shëtisin”, tha ai.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm, duhet të marrim masa që nuk duhej t’i kishim marrë ndonjëherë”.