Sport Lippi këshillon Allegrin: Kujdes, Ajax është më i fortë në transfertë!

Lippi këshillon Allegrin: Kujdes, Ajax është më i fortë në transfertë!

Në ditëlindjen e tij të 71-të, Marcello Lippi, fitues i Botërorit 2006 në Gjermani, vendosi të festojë duke bërë atë, që e shikon më natyrale: të flasë për futbollin. Ai e bëri këtë duke folur për “Radio Sportiva”, ku komentoi mbi sfidën midis Ajax dhe Juventusit. Pastaj foli edhe për trajnerin e bardhezinjve, Massimiliano Allegri. Pastaj, ishte e pamundur të harrohej Kupa e Botës në Gjermani.

Juve, kujdes ndaj Ajax

“Kam shumë kujtime pozitive lidhur nga kjo sfidë. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu edhe javën e ardhshme. Ndeshja e parë nuk ishte negative, por Ajax luan më mirë në transfertë se në shtëpi. Futbolli holandez gjithmonë prodhon gjëra pozitive. Nuk ka dyshim se Ajax ka sukses në futjen e një filozofie të rëndësishme në mendjet e fëmijëve”.

Për Allegrin

“Me rezultatet që ka marrë, nuk ka nevojë ta mbroj atë. Ne ndajmë “toskanitetin” bashkë. Allegri e lexon futbollin shumë mirë nga stoli, ndaj di se çfarë duhet bërë dhe kur nevojiten ndryshime”.

Ancelotti

“Ai është personi i duhur për çdo ekip në botë. Nuk ka dyshime se duke larguar Sarrin, Napoli kërkonte një trajner prestigjioz. Ancelotti është i tillë. Humbja 2-0 ndaj Arsenalit në Ligën e Europës? Tani i duhet ta përmbysë këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit. Te Napoli ka lojtarë të shkëlqyer, por duhet të bëjnë shumë më tepër sesa mbrëmë”.

Trajneri i Milanit

“Gattuso është një njeri fantastik dhe mund të bëjë gjithçka në futboll. Ai tregoi se nuk është vetëm grintë, zemërim dhe ligësi, por ka edhe kompetencë teknike e taktike. Te Milani ka bërë maksimumin, që mund të bëhej”.

Botërori 2006

“Shoh shumë video në “Youtube” nga ai Kampionat Botëror dhe gjithmonë përjetoj emocione të forta. Dje isha në “Coverciano” dhe më ngacmuan të gjitha fotot nga ai sukses i madh. Fitimi i një Kupe Bote me ekipin tënd kombëtar nuk ka të krahasuar me asnjë trofe tjetër”.