Specialistët e teknologjisë të SplashData kanë përpiluar listën e zezë të fjalëkalimeve që kurrë nuk duhet të përdoren në llogaritë tona.
Jemi në vitin 2019 dhe ka ende nga ata që për të mbrojtur të dhënat e tyre digjitale, përdorin fjalëkalimin më të dukshëm: 123456. Rreth 3 përqind e popullsisë në të gjithë botën përdorin këtë fjalëkalim.
Sipas një studimi ky fjalëkalim është shpallur për 5 vite me radhë si fjalëkalimi më i keq në botë, një fjalëkalim që nuk duhet të përdoret së bashku me sekuenca të ngjashme alfanumerike.
Ashtu si 123456789 në vendin e tretë, 12345678 në vend e katërt, 12345 në të pestin, pasur nga 111111 dhe 1234567 në vendin e shtatë, ndërsa sa i përket fjalëve, fjala “pasword” ishte në vendin e dytë si më e përdorur, ndërsa në tre vendet e fundit janë përdorur fjalët “sunshine”, “qwerty” dhe “iloveyou”.
Sipas analizave të bëra nga SplashData, pothuajse 10% e individëve në botë kanë përdorur të paktën një herë në jetën e tyre një nga fjalëkalimet e pranishme në listë.
Për këtë arsye ata vendosën të hartojnë një renditje të fjalëkalimeve efektive dhe këshillave se si të zgjidhet një fjalëkalim i duhur. Së pari zgjidhni një fjalëkalim me 15 deri në 20 karaktere, gjithashtu është mirë të përdoren simbolet &% ,!. Një tjetër masë paraprake që nuk duhet të neglizhohet është ajo e shmangies së referencave në jetën private të individit, për shembull emri i fëmijës, ekipi i zemrës, adresa e shtëpisë.
Përfundimisht, specialistja e teknologjisë së revistës online këshillon të vemë imagjinatën në punë dhe të mos përdorim kurrë të njëjtat fjalëkalime për të gjitha llogaritë që kemi.