Nesër në orën 13.00 pothuajse të gjitha dyqanet dhe ndërmarrjet në zonat urbane do të mbyllen.
Qeveria ka publikuar listën e bizneseve që do të qëndrojnë të mbyllura nesër dhe pasnesër, për të pritur një vendim të dytë, pasi mbyllja është konfirmuar deri të hënën, në orën 05.00.
Edhe dyqanet ushqimore do të mbyllen nesër gjatë drekës, për mos t’u hapur deri të hënën.
Ndërkohë, minierat dhe fasoneritë do të vijojnë të qëndrojnë të hapura.