Sport Liverpool nuk lë City-n të afrohet; Arsenal nuk fiton edhe pa Xhakën

Liverpool nuk lë City-n të afrohet; Arsenal nuk fiton edhe pa Xhakën

Manchester City nuk arriti t’i afrohej rivalëve të Liverpool në krye të renditjes së Premier League, pasi skuadra e Jurgen Klopp fitoi në kohën shtesë 2-1 në fushën Aston Villa-s. Gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq për Reds-at, pasi mundën të shënonin golin e barazimit vetëm tre minuta nga fundi, kur Robertson realizoi bukur me kokë pas një krosimi të Mane. Numri 10 më pas sigloi fitoren përsëri me një gol me kokë, pas një goditje këndi.

Edhe City siguroi fitoren katër minuta nga fundi, kur Kyle Ëalker shënoi golin aq shumë të dëshiruar kundër Southampton. Miqtë kaluan të parët në epërsi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Aguero arriti të barazonte.

Nuk ndryshoi shumë për Arsenal, edhe pse kapiteni i padëshiruar Granit Xhaka ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Wolverhampton. Londinezët arritën vetëm një barazim 1-1 që i mban në vend të pestë dhe jashtë zonës Champions, me tri pikë më pak se sa Chelsea.