Sport Manchester United zhgënjen tifozët/ Premier League, pa ndryshime në ekipet e kreut

Manchester United zhgënjen tifozët/ Premier League, pa ndryshime në ekipet e kreut

Manchester United dështon sërish. Djajtë e Kuq të drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer pësoi një humbje në fushën e Bournemouth me rezultatin 1-0 dhe mbeten në kuotën e 13 pikëve pas 11 javëve në kampionatin anglez të futbollit.

Vendimtar në këtë fitore të Bournemouthit rezultoi sulmuesi norvegjez King i cili shënoi golin e vetëm në fundin e pjesës së parë pas një veprimi të bukur teknik duke përfituar edhe nga fakti që mbrojtja e Mancester Junajtid mbeti e palëvizur.

Skuadra e Solskjaer pati mundësinë më të mirë për të barazuar në castet e fundit me Greenwood, gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla. Ndërkohë Liverpul kryesues fitoi 2-1 në fushën e Aston Vilës dhe po kështu Mancester Siti me të njëjtat shifra, ndaj Sauthempton. Distanca mes Reds dhe Sitizens mbetet 6 pikë në favor të kampionëve.