Sport Liverpool “stërvitet” për Champions, +22 nga City

Liverpool “stërvitet” për Champions, +22 nga City

Në Premier tashmë nuk diskutohet më për titullin, teksa Liverpool jo vetëm nuk gabon në asnjë ndeshje, por dhuron gjithmonë gola dhe spektakël. Viktima e radhës ishte Southampton, që rezistoi 45 minutat e para por më pas u fundos me 4 gola.

Protagonist si gjithmonë egjiptiani Salah me dy gola në finalen e ndeshjes, i 12-i në Premier, ndërkohë që goli i avantazhit u shënua nga Oxlade Chamberlain në fillim të pjesës së dytë,  i pasuar nga goli i Henderson.

Liverpool kryeson me 73 pikë, 22 pikë më shumë se rivalët e Manchester City. Një distancë që më shumë se kampionatin anglez, kujton disa sezone të atij skocez.