Sport Bayern “fluturon” në krye, Haaland shtatë gola në tre ndeshje

Bayern “fluturon” në krye, Haaland shtatë gola në tre ndeshje

Bayerni i Mynihut ka rigjetur qetësinë me Flick në pankinë, pasi triumfoi pasditen e sotme me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Tottenhamit, duke regjistruar suksesin e 6 radhazi në kampionat, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes me 42 pikë.

Bavarezët e nisën vrullshëm takimin dhe zgjidhën gjithçka në 25 minutat e para duke arritur të shënojnë të tre golat, fillimisht me Lewandowskin dhe më pas me Muller e Alacantarën, ndërsa Mainz gjeti golin e vetëm në fundin e pjesës së parë me anë të St. Juste.

Vijon ecurinë pozitive edhe Borussia e Dortmundit, e cila e udhëhequr nga golat e Erling Haaland, mori fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje të vitit 2020.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi edhe sot dy herë, duke shkuar në kuotën e 7 golave në 3 javët e para me fanellën e verdhezinjve, ndërsa goleada u kompletua nga Sancho, Reus dhe Axel Witsel.

Në sfidat e tjera, Bayer Leverkusen u mposht 2-1 në transfertë nga Hoffenhaim, pasi luajti për disa minuta me një lojtar më pak, Augsburg fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Werder Bremen, ndërsa Dusseldorf dhe Eintracht Frankfurt u ndanë në barazim 1-1.