Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi në Twitter për protestën e opozitës, duke u shprehur se “nuk ndërtohet demokracia me molotov”.
“Me molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”, shkroi Lleshaj në rrjetin social.