Sport Loja e shahut në Shqipëri, si u shfaq për herë të parë...

Loja e shahut në Shqipëri, si u shfaq për herë të parë në Tepelenë dhe pak histori për shahistët e kësaj treve

Memaliaj: Dy shahistë të moshave të reja, (majtas) Jorgo Ferro dhe Dritan Caushi. Vitet 1980.

Shahu është një ndër nga lojërat më të vjetra, që në shekujt e fundit, u bë dhe më popullore!

Nëse nisemi, se ardhja e shahut në Shqipëri, e cila daton e dokumentuar në vitin 1913-të, e sjellë nga Avdullah Tirana, me banim në Elbasan, i cili mbahet mend, që e shfaqi i pari për herë, në kafenenë “Shkumbini”, me vendndodhje tek porta e hyrjes së kalasë së këtij qyteti. Ndërsa në vitin 1933, në Tiranë, u zhvillua një lloj kampionati, ku morën pjesë 8 shahistë, ku 2 prej tyre ishin të huaj. Në vitin 1946, u riorganizua Federata Shqiptare e Shahut, e cila bëri të mundur zhvillimin e një kampionati kombëtar dhe si e tillë, shahu u bë një lojë shumë e dashur dhe popullore në gjithë vendin. Këto fakte bien poshtë, pasi hulumtimi i studiuesit tepelenas, Novruz Xh. Shehu, të cilin e ka publikuar tek “Enciklopedia e Tepelenës”, në faqen 611, kapitulli “Sporti”, shprehet se: “Në fillim të shekullit XVII, në qytetin e Tepelenës erdhi misionari fetar, Dedë Demir Hani, i cili pruri lojën e shahut.”

Zbulimi i një ekipi arkeologësh anglez, ku përgjatë kërkimeve që po bënin Butrint, në vitin 2002, kanë gjetur një gurë, që i përket shekullit të V-të, atë të bizantit. Guri i shahut, ngjanë me atë të mbretit që kemi edhe sot. Kjo i ka habitur disi studiuesit, pasi loja e shahut është shfaqur në vitet e shekullit të VI-të.

Duke menduar se vazhdimësinë e kësaj zanafille, po e lë për në fund të këtij shkrimi, po ndalem për të shkruajtur për shahistët e rrethit të Tepelenës, të cilët janë të shumtë, ku midis tyre janë edhe shumtë profesionistë.

Dihet që nuk ka arkiva për të hulumtuar, për këta lojtarë mjeshtra dhe të apasionuar, pasi ata janë të shumtë dhe kanë banuar në të gjitha trevat e Tepelenës dhe më gjerë. Për të siguruar emrat e tyre, morëm ndihmën e shumë bashkëpatriotëve që u treguan të gatshëm, pasi lexuan kërkesën time tek faqja “Tepelena Sot” në Facebook, ku me anë të kujtimeve të tyre, më ndihmuan për të ndërtuar këtë historik të shkurtër, por me shumë vlera për kohën dhe për brezat që do të vijnë.

Janë vetë komentet, ato që mbartin historinë dhe ato po i sjellim si më poshtë:

Fatmir Dura: “Shahistët më të mëdhenj të Tepelenës janë, i madhi Ibrahim Meta dhe ndërkombëtari, Lime Mihasi, me elio të lartë. Ky i fundit, është shpallur shtatë herë kampion i vendit, por edhe djali i tij, Erald Mihasi është shahistë në kampionatet që zhvillohen brenda vendit dhe ato ndërkombëtare. Shahisti, Ibrahim Meta (Bimi) është profesori i të gjithëve. Mbaj mend, kur luante Bimi (djal i përkryer) në Gllavë të Vogël, mblidheshin mbi 40 veta, ndërsa kur luante në Izvor, e ndiqnin lojën e tij, mbi 100 veta. Shahist i mirë ishte edhe Prof. Sinan Sulozeqaj.”

Mehmet Veizaj: “Shahistë tepelenas janë edhe Et’hem Memushi, Ibrahim Meta, Tasim Ruçi, Astrit Lluka, Herbert Pali, …etj”

Mihal Vathi: “Shahisti më i mirë i zonës së Buzit, është Caush Caushi ose Kasparovi, siç i flasim dhe e krahasoimë ne, pasi është një shahist gjigant, që i përket elitës më të lartë të atyre që luajnë në këtë sport.”

Asim Shehu: “Keni harruar shahistët memaliotë, Abaz Dedgjoni, Vladimir Bushi dhe më i miri e kampioni, Sami Xhimo.”

Perlat Sina: “Në vitet 1980-të, loja e shahut, ka qenë shumë popullore edhe në fshatin Turan. Çdo vit, zhvillohej kampionati i shahut, ku shquheshin shahistët, Idriz Bega, Riza Mamaj, Tare Hitaj, Islam Sina, Alush Mamaj, Qamil Mamaj e shumë të tjerë. Këto kampionate i organizonte i madhi dhe i paharruari, Petrit Ruka.”

Xhafer Meçe: “Për shahistë shumë të mirë, njihen edhe Luan Muçi nga Dukaj, Sheme Beja dhe Hiqmet Llapi.”

Leonora Kallëmbi (Hamzai): “Për t’iu ardhur në ndihmë, një ndër shahistët më të mirë është edhe Inxh. Hyso Isufi, i cili nuk i’u nda për asnjë çast këtij sporti inteligjent. Ishte aq shumë i apasionuar ndaj shahut, saqë ia trashëgoi edhe të birit të tij, Ermit, i cili punon e jeton me familjen e tij, në Aras të Francës, ku ka fituar edhe disa trofe në këtë sport.”

 Lavdimir Ajdini: “Me sa di unë, një ndër shahistët më të mirë ka qenë edhe Sinan Sulozeqaj, nga Izvori. Sigurisht që edhe Bimi Meta, mund të ketë qenë nga më të mirët. Edhe në Fakultetin e Veterinarisë, ka qenë nga më të mirët. Pasi u diplomua, e emëruan në Gllavë. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke luajtur shah, sesa në punë. Ishte i paparë për shah. Kemi harruar dhe një nga konkurrentët më të fort të shahut, Baki Sulozeqaj. Kur luanin me Bimi Metëm, mblidheshin me dhjetra vetë për t’i parë.”

Axhem Cena: “Shahisti, Esheref Gjonça, është kampion në Memaliaj, në vitet “69 -70.”

Aliosha Bilbili: “Shahisti më i madh aktualisht është, Mersin Rama.”

Servet Çulla: “Shahistë shumë të mirë janë Spiro Llaka, Luan Muçi e Adriatik Tola., Kujtim Meta dhe i vëllai i tij, Ibrahim Meta, të cilin e njohin me emrin Bimi dhe e vlerësoj shumë, mbahet si shahisti më i kompletuar, por ka edhe të tjerë si, Islam Braja e Gëzim Haxhija, të cilët janë super shahistë nga Memaliaj.”

Flora Mati (Sinani): “Është edhe shahisti nga qyteti i Tepelenës, me origjinë nga Buzi, Besnik Kalemi, i cili ka punuar mekanik në SMT-në e Tepelenës.”

Lime Mihasi: “Shtoj tek emrat e shahistëve si Agron Hysi, Astrit Margariti dhe Hetem Memushi,

Astrit Dervishi: “Shtojmë për qytetin e Tepelenës edhe shahistët: Tasim Ruçi (një talent), toton ose Idriz Progonati Çulli (mjeshtër), Ali Dora, Besimin e Maricajt (talent), Besnikun e SMT-së (talent).”

Xhafer Seiti: “Në vazhdim të informacioneve që ju po mblidhni, po ju ofroj këto të dhëna: “Shahisti Sulo Meta nga Qeserati, është me emër në krahinë. Djali i tij, Kujtim Meta është gjithashtu, një shahistë i mirënjohur. Këtë traditë, Kujtimi e ka trashëguar edhe tek fëmijët e tij, Manjola Meta dhe Andi Meta. Të dy fëmijët, kanë përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut, që është zhvilluar në Athinë, nga fundi i viteve 1990 ose fillimi i viteve 2000-ë. Për saktësi, do pyetur Kujtimi, i cili banon familjarishtë në SHBA. Nuk duhet harruar edhe i vëllai i tij, kryeshahisti, Ibrahim Meta.”

Kujtim Meta: “Shahu është luajtur shumë edhe nga familja Lila në Qesarat. Mbahet mend Daut Lila dhe Xhelal Lila, një ish kampion në Memaliaj. Është edhe Sokol Lila, një shahist i talentuar, i cili është djali i Xhelalit. Nga Qeserati që luanin shah, kemi edhe Nure Sina dhe Ahmet Lila. Sa për kujtesë, në kohën e virusit të covidit, për një vit rresht, tre qeseratas luanin shah çdo ditë dhe përfaqësonin Shqipërinë dhe Kosovën. Natyrisht, këto ndeshje ishin të nivelit miqësor por qesaratasit ishin të nivelit të kënaqshëm. Një tjetër shahist shumë i mirë tepelenas nga Bença, është edhe me emrin Luti, por nuk ja mbaj mend mbiemrin! Të tjerë tepelenas që duhen përmendur, janë edhe Agron Demaj, Vledin Zaçe, Mantho Masho dhe sportisti më i mirë, gjatë gjithë kohrave, disa herë kampion ndër vite, në disa sporte, por edhe lojtar shahu, i nderuari, Isa Tare.”

Adriatik Tola: “Për mua Bim Meta, është lojtari më i mirë i shahut në Tepelenë. Nuk ka marrë pjesë në ndonjë kampionat, por është një shahist i nivelit profesionist. Shahistë, janë edhe Arjan Abedinim dhe Hetem Memushi. Të gjithë ata shahistë, ishin të këndshëm! Në ato vite, zhvilloheshin edhe kampionate, ndërsa sot, asqë bëhet fjalë! Aktualisht, shahistë të rinj, nuk ka në Tepelenë. Keni harruar lojtarin shahistin më të gjatë, Luan Muçi.”

Aristir Margariti: “Shahistë të mirë ka edhe fshati Izvor janë: Lime Mihasi, Baki Sulozeqi, Sinan Sulozeqi, Rushit Sulozeqi, Fatmir Harizi, Agron Hysi, Artan Hysi, Luan Cakaj, …etj. Nga Gllava ka lujatur edhe Behar Dura.”

Fatmir Dura: “Shahistë të viteve 1960-të e në vazhdim deri sa doli një brez i ri, kanë qenë, Zagoll Shehu, Idriz Çulli, Mento Haxhiraj, Hasim Memeti, Tasim Ruçi, Tahir Shehu, Izet Velaj, Caush Çela, Sadik Memushi, Karafil Imeri, Spartak Bektashi, Neki Kanani, …etj, të cilët kanë qenë edhe pjesëmarrës nëpër kampionatet e shahut që zhvilloheshin në Pallatin e Kulturës së Tepelenës. Në atë kohë dhe në vazhdim, në Gllavë luanin shahë edhe katër të tjerë. Ishte Behar Duraj, Shaqo Duraj, Luan Caka, Dake Caka, pasaj vinim ne të tjerët, në një kategori me poshtë. E vërteta është se në ato vite në Izvor, luanin shahë mbi 100 veta dhe vazhdonjë akoma të luajnë edhe në ditët e sotme. Më kujtohet një tjetër shahist, i cili është më i vjetër në Gllavën e Vogël. Ky është, Ferik Basha. Dua të veçoj edhe dy mësuesit e asaj kohe, të cilët luanin shumë mirë shah. Ata janë, Bardhyl Duraj dhe Ibrahim Duraj.”

Hamide Danaj (Meshini): “Kujtim Meta nga Qeserati, është një shahist i përkryer, pastaj vjen vëllai im, Haxhi Danaj dhe Kujtim Sina, të cilët janë shumë të apasionuar pas kësaj loje.”

Helidon Tahiraj: “Mbaj mend, që në Tepelenë luanin shumë mirë shah, Kafaz Xhuveli, Mino Doko, Sokol Mati, Jeton Bektashi, Ali Veizi, Idriz Çull, Murat Dervishi, Agim Ilirjani, …etj.”

Agim Rusto: “Në Tepelenë, shahistë, përveç Astritit Ajdinit, i cili ishte më i miri, ishin edhe Adriatik Tola, Mersin Rama, Idriz Çulli, Petref Liçi, Xhelal Lushaj, … etj. Ndërsa loja e tavllës, nuk është luajtur shumë në qytetin e Tepelenës.”

Lavdosh Nela: “Lavdosh Sheme nga Vasjari, por edhe Ferik Dervishi, një shahist shumë i mirë për kohën.”

Myrto Tafilaj: “Lojën e mençur të shahut e luanin edhe shahistët, Myrteza Lusha, Jonuz Nazeraj, Jetmir Hajno, Bahri Korça, Liçua, Reshat Meçe, Syrja Dalipi, Xhezmi Mataj, Qemal Mataj, Myseret Aga, Engjëll Aga, i cili njihet në kampionët e Beratit, Syrja Ceka, kampioni i sotëm, Hektor Sulaj dhe i paarritshmi, Pandeli Imeri dhe shumë të tjerë nga Dhemblani.”

Baftjar Ymeri: “Është edhe një shahist tjetër, i cili quhet Ibrahim Meta. Bimi njihet me koeficent Elo 2049. Ai është renditur i shtati në klasifikimin individual në Kampionatin Kombëtar të shahut, të vitit 2017-të. Disa herë, ka zënë edhe vendin e pestë. Izvori apo Qesarati, nuk ka rëndësi përderisa bashkë me Lime Mihasi, na kanë nderuar si tepelenas! Do ta ngremë edhe klubin e shahut në Tepelenë, lëvizje kjo që do të frymëzoj e ndikoj edhe në ngritjen e nivelit të përfaqësimit!”

Mërgim Destinaj: “Do të jetë një mrekulli, nëse do të themeloni “Klubin e shahistëve”! Unë do bëj tifozllëk, për atë që do fitoj me mua..! Remija nuk pi ujë. Njëherë, unë kam dal remi me shahistin, Fatos Muçon! Kur jam ndeshur me shahistët, Ylvi Pustinën dhe Aldo Zadrimë, i kam fituar që të dyja takimet.

Kam luajtur edhe me të tjetër shahist të niveleve të larta, por për fatin tim të keq, ai regjim nuk më la të vazhdoja sportin tim të preferuar…!”

Andi Pazi: “Lime Mihasi nga Izvori, i cili ka qenë pjesëmarrës në të gjitha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare të shahut, si ato që zhvilloheshin individuale dhe ekipore. Ai ka marr pjesë si lojtar dhe trajner i ekipit, duke qenë 12 herë finalist, 7 herë fitues i titullit kampion i Shqipërisë, 5 herë nënkampion dhe 4 herë vendi i tretë.”

Halil Bega: “Të përshëndes Mondi, për interesimin që tregoni, për identifikimin dhe pasqyrimin e vlerave të shahistave tepelenas! Siç njihet nga të gjithë, loja e shahut është loja e mendjes dhe duke përfituar nga rasti, po përmend disa shahistë nga Nivica dhe Rexhin. Në të dyja këto treva tepelenase, zhvillohej një kampionat i vogël i shahut ku merrnin pjesë shumë shahistë të mirënjohur vendas, si: Bedri Lopa, Veli Hoda, Zaçe Veshi, Asqeri Hoda, Sadik Merjo, Feim Xhebro, Pashun Memisha, …etj. Kampionatin, por edhe lojërat e shahut në ditë të ndryshme, e bënin më të bukur pjesëmarrja e shahistëve tepelenas si: Xhafer Matuka, Tasim Ruçi, Kafaz Xhuveli (si dhëndër), e shumë të tjerë që nuk më kujtohen për momentin, të cilët na vizitonin shpesh përgjatë verës.”

Fatmir Dura: “Përshëndetje i nderuar, Halil Bega! Unë kam luajtur me shahistin nga zona juaj, Artur Meten nga Gusmari, i cili njihet për një shahist shumë i mirë!”

Në komente, u përmendën edhe emrat e shahistëve, Qatip Xheka nga Dhemblani dhe dy shahistë të tjerë, Jonuz Nazëri dhe Mino Dajko, por nuk mundëm që të mësonim se nga cila trevë e Tepelenës janë. Shahistë nga Tepelena, janë edhe Avdo Luzi, Sotir Ceka Astrit Ajdini dhe shumë të tjerë që nuk i kemi në këtë shkrim, por besoj se do të plotësohen nga të tjerë, pasi ta kenë lexuar këtë shkrim.

Më poshtë, po ndalemi tek shahistët memaliotë, të cilët e kanë ushtruar në mënyrë masive këtë lojë klasike. Personalisht, gurët dhe kutinë e shahut, e kam njohur si lojë në moshë shumë të vogël, pasi në shtëpi kishim dy kuti shahu me gurë kauçuku, të cilat na i kishte blerë babai, por lëvizjet e saj dhe lojërat e para, në klasat 3-4, të fillores. Lojën e parë jashtë familjes, e kam bërë me memaliotin, Altin Zhupa, i cili është 4-5 vjeç më i vogël se unë. Luante shumë bukur dhe i eleminonte të gjithë të lagjes dhe ata që i sillte rruga. Luanim tek shkallët e “Pallatit të Kulturës”, nga krahu lindor, ku ndodhej edhe porta ku hyje tek libraria e qytetit, që ndodhej në këtë godinë. Të jem i sinqertë: po aq sa nuk u ndieva mirë, ku ai fitoi disa lojë radhazi, pasi më dukej e pabesueshme për moshën që kishte; po aq më mrekullonte, pasi më dukej shumë i veçantë për nga mosha dhe atë trup të imët, por të fortë si fibër. Kur e pyeta, sesi ka mundësi që e luan kaq bukur, prej tij mësova, se praktikohej dhe luante shpesh mbrëmjeve, me vëllain e tij më të madh, Albert Zhupën. Nuk e ushtroja shumë këtë lojë, për të përfituar më shumë eksperiencë, pasi kohën e lirë nuk e përqëndroja në këtë sport, si e tillë, jam një lojtar shumë i dobët, por kjo nuk ka të bëjë aspak me zgjuarsinë e individit, vlerë kjo që do ndalemi për ta trajtuar në fund të shkrimit.

E solla si parantezë, për të treguar se nëse do pyesim çdo memaliot apo tepelenas, padyshim që secili nga ata, do sjelli kujtimet e tyre me fillimet e para të kësaj loje magjike. Nuk kishte familje në Memaliaj, të mos kishte kuti shahu, ku disa luanin shah dhe të tjerë, luanin jolën e damit. Ata luanin nëpër lulishte, trotuarë, në autobuzë kur shkonin në punë, në plazhe buzë Vjosës, por edhe në sallën e lojës së shahut, e cila ishte hapur në “Pallatin e Kulturës”. Kur luhej shah, flasim për lojtarët e profesionistë, por edhe të niveleve të ndryshme, kishte një numur të madh dashamirësish që i ndiqnin, pasi aty jo vetëm shikoje spektakël, por edhe shkëmbime batutash dhe humur të paparë, që radhë se do e dëgjoje në vende të tjera.

Disa nga këta shahistë janë: Manxhar Majko, Esheref Gjonçaj, Boço Ceka, Islam Braja, Vladimir Bushi, Astrit Ajdini, Flamur Meçe, Hamit Ceka, Rexhep Hysi, Sali Lika, Filip Muçi, Elmaz Skënderi, Maliq Lila, Avdo Luzi, Sami Xhimo, Namik Caushi, Mustafa K. Mustafaraj, Ferdinant Merdani, Adil Telhaj, Bleadar K. Mustafaraj, Hyso Isufi, Remzi Liçi, Neki Danaj, Astrit Paza, Mihal Qesko, Ali Kuçi, Adem Guca, Dilaver Abazi, Abaz Dedgjoni, Viron Laska, Sherif Ismailati, Eqerem Goga, Bari Agaraj, Timoshenko Bushi, Adem Malasi, Maksim Shehu, Reshat Sala, Vladimir Koçi, Orhan Koçi, Muhamet Lolaj, Hasim Shehu, Avdul Braja, Kadri Haxhiaj, Baftjar Varfi, Agim Xh, Shehu, Kastriot Xh. Shehu, Robert Stroga, Luan Goxhaj, Ferdin Liçi, Irakli Dine, Qirjako Fani, Shkëlqim Çibuku, Manol Todhe, Sefi Paza, Baftjar Minxolli, Novruz Çibuku, Thoma Todhe, Thanas Basho, Vladimir D. Zhupa, Nazmi Minxolli, Sulo Hodo, Laver Shehu, Muharrem Shehu, Baftjar Shehu, Konstandin Jonuzi, Albert Mama, Ilirjan Veizi, Sokol Ajazi, Gëzim Hysesani, Aleks Lika, Ilirjan Çibuku, Mem Sherifi, Asllan Deshiku, Jorgo Ifandi, Xhafer Kuçi, Gëzim Bijo, Asllan Seferi, Ilir Seferi, Sulo Kanani, Adnand Kanani, Nuro Kora, Nuredin Hamzai, Lulo Lulo, Behar Lulo, Enver Zifla, Qamil Hadëri, Demo Guca, Ilir Ndreu, Agron Guca, Bektash Cana, Gani Bega, Barjam Barjami, Nexhip Balliu, Dragush Lika, Vladimir Lika, Beqir Xhaka, Muhamet Caushi, Ibrush Malo, Lato Lataj, Përparim Xhani, Haredin Sinomati, Nuro Dulomati, Ruzhdi Dajko, Agron Xhaferi, Sejmen Gjokoli, Hasan Skrapalliu, Qamil Skrapalliu, Asllan Shena,Vangjel Gjika, Janaq Gjika, Spiro Gjika, …etj.

Në një qytet si Memaliaj, ku banonin 12. 000 banorë, padyshim që duhen përmendur edhe emrat e dhttera shahistëve të tjerë, si: Ilir Goga, Kundret Hysi, Stefan Telo, Edmond Brahimi, Albert Hodo, Lefter Zoga, Tomor Ziaj, Lopi Shehu, Albert J. Zhupa, Spiro Qiqi, Robert Maliqi, Kujtim Kasa, Gëzim Dervishi, Vladimir Dervishi, Medin Gaxhaj, Nikolin Pazaj, Përparim Gaxhaj, Sotir Sotiriu, Llambi Kristo, Halim Shehu, Viktor Sinodemi, Agim Beshiku, Ilirjan Sinodemi, Gligor Kristo, Ilirjan Kristo, Piro Kristi, Nurçe Gjoni, Astrit Hitaj, Fatos Hitaj, Bashkim Dervishi, Mustafa S. Mustafaraj, Altin Mustafaraj, Arian Lika, Skënder Seferi, Gjergji Lila, Albert Merdani, Aristotel Koxhioni, Ëngjo Lika, Thimio Muzha, Bledar Muzha, Aliko Hyseni, Luan Shehu, Gëzim Shehu, Ylli Shehu, Xhevdet Nela, Sadik Nela, Vasil Vasili, Shkëlqim Ndreu, Sazan Liçi, Aleksandër Ormëni, Arian Osmani, Ilir Osmani, Vilson Osmani, Albert Xhemali, Xhevat Xhemali, Olsi Xhemali, Adriatik Xhemali, Sazan Hysi, Resmi Hoxha, Gerto Hoxha, Ilir Hysesani, Masllëm Hoxha, Refat Alite, Petref Goxhaj, Altin J. Zhupa, Hetem Lika, Nasho Kondi, Adriatik Mateli, Gëzim N. Shehu, Selam Kocali, Adrian N. Hoxha, Fatmir Caushi, Adriatik Mateli, Ferman Haska, Engjo Mateli, Luan Mateli, Myrteza Hysi, Fatmir Hysi, Qemal Muçi, Eduart Hysi, Lulo Maçi, Laver Maçi, Miço Maçi, Mehmet Muçi, Arben Muçi, Arian Maçi, Xhevdet Shehu, Myfit Shehu, Namik S. Shehu, Skënder Kalemi, Besnik Kalemi, Aurel Nela, Kastriot Kanani, Arian Sheta, Kanan Kanani, Agron Llaka, Ilia Muçi, Kiço Ndreu, Aleksandër Vlashi, Vangjel Muçi, Vasil Puto, Enver Sadikaj, Tahir Haxhiaj, Përparim Haxhiaj, Flamur Hoxha, Arben Hadëri, Edmond Mema, Edmond Agaraj, Edmond Merdani, Spiro Kreci, Qemal Lika, Fatmir Lika, Halim Shehu, Artur Kallëmbi, Edmond Kallëmbi, Ëngjo Mateli, Agron S. Seiti, Alber D. Zhupa, Vladimir D. Zhupa, Pëllumb Bodeci, Barjam Sadikaj, Arian Agaraj, Sokol Agaraj, Jorgo Fero, Dritan Caushi, Selaudin Bodeci (Lao), Islam M. Qibini, Shaban M. Qibini, Skënder H. Hoxha, Lefter Strakosha, Luan Qibini, Faslli Qibini, Tomor Beqiri, Samit Pacani, Muharrem Hysesani, Artur Hysesani, Tomor Hysesani, Arjan Barjami, Agron Skrapalliu, Bektash Thanasi, Albert Skrapalliu, Adnand Çumani, Belul Mata, Çuman Mata, Arben Çibuku, Thoma Kristo, Muharrem Tata, Maksim Halili, Agron Hoxha, Skënder Hoxha, Gjergji Qendri, Harilla Qendri, Andrea Çoka, Jorgji Çoka, Zenel Fejzo, Isa Fejzo, Fejzo Fejzo, Adrian Xh. Shehu, Gjergji Goga, Serjan Tuku, Kristaq Basho, Napolon Basho, Barjam Bega, Niçe Bega, Hetem Lika, Vasil Puto, Sheme Lulo, Sadik Memushi, Alem Qibini, Mihal Dhespo, Petro Dhespo, Vasil Bita, Arben Bita, Orest Bita, Gjergji Rroshi, Skënder Golemi, Agron Dashi, Riza Xhaferi, Agim Shapa, Agim Haxhiaj, Muharrem Tata, Flamur Haxhiaj, Zane Vela, Edmond Mema, Fiqo Goxharaj, Xhevdet Goxharaj, Festim Goxharaj, Orest Bita, Arben Bita, Mistro Margariti, Spiro Londo, Bujar Kapllani, Koço Bello, Petrit Vangjeli, Petrit Velaj, Albert Gjonçaj, Kujtim Myslimi, Laze Mërkuri, Gëzim Mullaraj, Manxhar Mërkuri, Kostandin Cui, Jorgo Cui, Tomor Ziaj, Tomor Merdani, Syrja Hyseni, Luan Meta, Zilfo Katira, Gjergji Meta, Hasan Vela, Myslym Vela, Kujtim Vela, Veli Mullaraj, Guri Halili, Haziz Meta, Adriatik Hysesani, Bashkim Molla, Albert Molla, Njazi Molla, Kiku Molla, Aleksandër Vlashi, Petrit Karafili, Shaqo Karafili, Androkli Muzha, Kujtim Kapllani, Engji Sinodemi, Vasil Ndreu, Nuredin Abazi, Llukan Telo, Misto Margariti, Selman Hodo, Mihal Çimi, Vasil Petova, Gëzim Mamaj, Përparim Mamaj, Thodhori Puto, Polikron Todhe, Kiço Todhe, Anastas Çami, Fatmir Hodo, Ylli Dana, Vladimir Dana, Ilirjan Dine, Gjergji Qendro, Viktor Halili, Faik Sheme, Agron S. Seiti, Përparim Halili, Skënder Kuçi, Vladimir B. Hoxha, Odise Liti, Tomor Xhani, Limo Pazaj, Dhimo Lluka, Alber Kuçi, Foto Gjerko, Jani Liti, Jano Kristo, Agim Ismailati, Përparim Hoxha, Lefter Liti, Kiço Çaçi, Perlat Arapi, Gazmend Goga, Viktor Goxharaj, Ferdinant Goga, Adnand Goga, Ylli Guca, Petrit Llaka, Agron Ceka, Valter Xhani, Behar Xhani, Arben Hadëri, Altin Hadëri, Jano Kristo, Sulo Malaj, Robert Malaj, Genci Muçi, Enver Nurka, Arian Lika, Kastriot Mama, Agron J, Seiti, Gligor Vlashi, Baftjar Shehu, Edmond Çuçi, Viktor Guma, Hamza Guma, Njazi Guma, Kujtim Guma, Bace Tuku, Selman Tuku, Dilaver A. Abazi, Serjan Tuku, Thoma Mboqe, Xhemal Muka, Genci Dura, Kristo Liti, Angji Zhupa, Karlo Hysotoçi, Edmond Hoxha, Nimet Hala, Isak Vlashi, Flamur Çibuku, Fatos Xhemali, Pëllumb Balliu, Tefik Boni, Fatmir Kafazi, Rustem Kafazi, Metdhi Llanaj, Hajri Çumani, Asllan Hyseni, Bedri Zyli, Vladimir Zyli, Asqeri Muçohima, Gjergji Lolaj, Bernard Lolaj, Hasan Hasani, Lambi Kristo, Alem M. Qibini, Hasan Agaraj, Hasan Dogani, Suljeman Proda, Dashamir Proda, Myzafer Abedini, Asllan Shena, Aleksandër Gjosha, Teki Sina, Xhezo Cana, Artur Hoda, Adriatik Llaka, Hajdar Sina, Teki Sina, Qirjako Naqellari, Ali Naqellari, Maksi Sotiri, Margarit Pesha, Napolon Muçi, Margarit Done, Mersin Beda, Bedo Beda, Naim Bilaj, Kujtim Bilaj, Shyqyri Malka, Arben Shena, Ëngji Sinodemi, Janaq Karalliu, Ilir Ziaj, Bashkim Ziaj, Sokol Hasa, Agron Shehu, Artur Malka, Samit Elmazi, Manxhar Majko, Eqerem Goga, Përparim Kacorri, Xhevit Kacorri, Teki Muraj, Arjan Myftari, Spiro Qiqi, Dhori Thanasi, Bashkim Caca, Qemal Xhelia, Agim Xhelia, Agim Molla, Edmond Nano, Bekim Malka, Flamur Malka, Astrit Guçe, Bexhet Mema, Alqi Nano, Bekim Kafazi, Çerçiz Myftari, Astrit Elmazi, Edmond Sinodemi, Viktor Karafili, Alfred Karafili, Pavlo Lluka, Valter Molla, …etj.

Nuk besoj se i kam përfshirë të gjithë emrat e shahistëve, pasi janë të shumtë dhe për momentin, këta më kujtohen. Për t’i respektuar, vendosa që t’i shkruaj të gjithë emrat e tyre, e të cilëve më erdhën në kujtesë për momentin.

Në “Pallatin e Kuturës” së Memaliaj, çdo mbrëmje, sidomos në ato të vjeshtës dhe të dimrit, salla e lojës së shahut, ishte gjithmonë plotë me shahistë dhe dashamirës. Por edhe kureshtarë, pasi aty kishte edhe shumë debate brenda etikës, të shoqëruara me batuta plotë humor. Në disa kampionate që mbaj mend, kanë luajtur shahistët: Islam, Braja, Vladimir Bushi, Hyso Isufi, Flamur Meçe, Manxhar Majko, Hasim Shehu, Bleadar Mustafaraj, Ferdinand Merdani, Irakli Dine. Eqerem Goga, Remzi Liçi, Asllan Shena, Agim Ismailati, Nexhip Balliu (Bushi), Nuredin Hamzai, Nuro Abazi, Qani Bega, Resmi Hoxha, Maksi Halili, Çimi Ndreu, Vangjel Gjika, Janaq Gjika, Spiro Gjika, …etj.

Në këto kampionate, kampin dhe nënkampion kanë dalë: Islam Braja, Flamur Meçe, Vladimir Bushi, Ferdinand Merdani, …etj. Ndërsa shahisti, Islam Braja ka dalë kampion edhe në kampionatin në rang rrethi, që zhvillohej në qytetin e Tepelenës, ku merrnin pjesë shahista nga të gjitha trevat e rrethit të Tepelenës. Të gjithë shahistat kishin karakteristikat e tyre përgjatë lojës, ku më shumë spikaste qetësia dhe përqendrimi në lojë duke ruajtur edhe gjakftohtësinë e tyre, kur dëgjonin ndonjë mendim që vinte nga spektatorët. Edhe pse shumë herë më i vogël në moshë, këtë e shikoja më shumë tek shahistët, Hyso Isufi, Islam Braja dhe Vadimir Bushi. Ajo që më tërhiqte më shumë, ishin edhe lojërat e shahistëve si, Flamur Meçe dhe ajo e Ferdinand Merdanit.

Shahistin Flamur Meçe e mbaj mend në një nga finalet, të cilën e ka humbur, si rrjedhojë e disa parimeve që ai ndiqte, të cilat ishin: Nëse tifozët zbulonin lojën dhe flisnin nga jashtë edhe pse ai e dinte lëvizjen e radhës që e çonte drejt matit, ai pranonte të mos e bënte lëvizjen vendimtare edhe pse i sigurt për fitore, por bënte lëvizjen tjetër, i vetëdijshëm që do i kushtonte me humbje. Këtë e bënte, pasi nuk donte të dëgjonte kundërshtarin që të ankohej se, lëvizjen e mori nga jashtë apo mburrjet e këtyre të fundit. Unë e simpatizoja pasi luante shumë shpejtë, saktë dhe kjo e dallonte nga lojtarët e tjerë!

Ndërsa shahistin, Ferdinand Merdani, e simpatizoja jo vetëm që ishte një shahist shumë i mirë dhe të një niveli profesionit, por ishte nga më të rinjtë në moshë, në këto kampionate dhe vlerësohej edhe si një prezantues i brezit të ri.

Me aq sa mbaj mend, për herë të parë kam dëgjuar, për një histori të vërtetë në lidhje me shahun dhe kjo kishte ndodhur jashtë kufijve të Shqipërisë! Ishin orët e para të mësimit, të klasës sonë sportive. Ishim klasa e 5-D, ku ishim 22 djem të zgjedhur për të stërvitur si futbollistë dhe 23 vajza, për volejbolliste. Prof. Vladimir Bushi, pasi na fliste për origjinën e futbollit dhe popullaritetin e këtij sporti deri në atë kohë, na tregoi edhe një ndodhi në lidhje me shahun. E kishte lexuar në një nga revistat e asaj kohe, që botohej në vendin tonë, të cilën e kishin publikuar si kuriozitet. Bëhej fjalë për një bari suedez (a danez, nuk më kujtohej mirë, pasi kanë kaluar shumë vite), i cili kishte lexuar për kampionin e botës së shahut, ku në atë kohë e mbante një shahist rusë. Bariu suedez, i shkruan kampionit rusë, që të ndeshej me atë, ku fituesi do të merrte 10 mijë dollar. Loja do të zhvillohej me korespodencë, duke ia postuar lëvizjet njëri-tjetri, me postë dhe shahisti rusë pranoi. Gjatë kësaj kohe, bariu suedez, i shkruajti edhe një shahisti të njohur francez dhe kush të fitonte, do të merrte 50 mijë dollar. Lëvizjet me shahistin francez, do të shkëmbeheshin gjithashtu me postë, pasi në atë kohë nuk luhej në internet, siç luhet sot. Bariu suedez, i përballi të dy shahistët, padijenin e tyre, duke ua dërguar dhe ua marr lëvizjet njëri-tjetrit, me bindjen se kampioni i botës, shahisti rusë do të fitonte dhe nga 50 mijë dollarshi që do i merrte shahistit francez, do të shpërblente shahistin rusë. Në gjithë këtë lojë, bariu suedez, fitoi 40 mijë dollar! Nga mënyra sesi veproi bariu suedez, më është ngulitur në mend!

Një tjetër ndodhi që më shoqëron ende në kujtesë, është ajo e dy shahistëve memaliotë, Vladimir Likës dhe Beqir Xhakës. Të dy shahistë shumë të mirë dhe të apasionuar, pas kësaj loje që të tërheq me magjinë e saj! Ishte fundi i viteve 1980-të, dhe të dy ish shokët e klasës po luanin shah në trotuarin përpara “Pallatit të Kulturës”. Ishte ditë vere dhe ata po luanin në hijen që formohej nga lartësia e kësaj godine. Kishin filluar të luanin, qysh në orët e para të mëngjesit, ku ishte edhe pak freskët. Orët kalonin dhe këta luanin akoma, por nuk e ndienin se kishin dalë zbuluar para diellit. Pothuajse po luanin gjithë ditën dhe ngaqë kishin shumë vapë, hidhnin edhe ujë nga koka dhe shpatullat. Për momentin freskoheshin dhe ndiheshin mirë, por harronin që uji ndihmonte më shumë në marrjen e rrezeve diellore, të cilat sa vinin dhe po ua digjnin lëkurën. Vladimir Lika do e kishte lënë prej kohësh lojën, por ishte i ndjeri, Beqir Xhaka që kërkonte të vazhdonte të luante, pasi kishte humbur dy lojë rresht. Kur vendosën të çoheshin, ishte pasdite dhe të dy mezi lëviznin, pasi trupi u ishte mpirë, pasi lëkura u ishte djegur dhe tërhequr aq shumë, saqë po të lëviznin edhe krahët, ndienin shumë dhimbje. I ndjeri Beqo, ngaqë ishte me kanotiere, u dogj aq shumë, saqë kanotiera i ishte ngjitur në trup dhe kishte dhimbje të tmerrshme. Në mos gaboj, më duket se shkoi në emergjencë dhe qëndroi disa ditë në shtëpi, derisa shëndeti i tij, u përmirësua. Kjo ndodhi, u bë e ditur tek të gjithë bashkëqytetarët dhe mund të jetë një nga rastet më unike në botë, të të dy shahistëve të apasionuar dhe kjo ndodhi, jo në një shtet dhe vend në fund të botës, por në kërthizë të tokës (shpjegimin e kësaj të fundit, do e sjellim në një shkrim tjetër, të titulluar, “Memaliaj, kërthiza e tokës!”).

Në atë sistem, loja e shahut është luajtur edhe nga vajza memaliote. Këtë e mësojmë edhe në një nga komentet e bëra nga memaliotja, Ermonela Haxhiaj, e cila shprehet: “Edhe unë kam luajtur shah dhe të gjithë nga familja e gjyshit, nga ana e babait. Ishte halla ime, Shpresa Haxhiaj, e cila luante shah, por edhe në kohën që po jetojmë, vajza ime, ka fituar në dy herë çmimin e parë, në Greqi.”

Shahistët menaliotë spikasnin kudo, jo vetëm në qytetin tonë, por edhe kur ata shkonin në plazhet e vendit, aksionet apo misafir tek të afërmit e tyre. Me ndryshimin e sistemeve, ashtu si edhe gjithë shqiptarët, edhe memaliotët filluan të shpërndahen nëpër botë, por nuk e lanë pas dore lojën e shahut. Një prej tyre është edhe, Ilir Zenel Fejzo, me banim në Athinë. Edhe pse shumë i ri në moshë, Iliri fitonte lojërat e shahut, ndaj disa shahistëve profesionistë grekë, të cilët, disa prej tyre bënin pjesë edhe në elitën e lartë të shoqërisë greke.

Një tjetër rast nga shistët e shumtë memaliotë nëpër botë, është edhe ai i Albert Hodos me banin në Brooklyn, New York. Ai ka luajtur me shahistë profesionistë, të cilët kanë tavolinat e tyre në Madison Square Garden, në Manhattan. Për të luajtur me ata, duhet të paguaje një shumë nëse humbet dhe ata të pagujanë, nëse fiton. Në shumë raste, ata të lënë lojën e parë që ta fitosh, për të peshkuar dhe për të mbajtur aty, derisa lojtarët kalimtarë të kenë lënë qindra dollar. Alberti, ngaqë punën e tij e ka në New York Univerity, kalonte shpesh nga ky shesh prestigjioz, pasi ndodhet shumë afër punës së tij.

Albert Hodo, filloi të fitonte dy-tre lojë për disa javë rresht dhe ikte! Të gjithë këta shahistë, i kishin shijuar humbjet nga memalioti, jo vetëm të lojës, por edhe të dollarëve! Një ditë kur të gjithë këta u bënë bashkë, për të parë një nga lojërat që luante Berti, me një nga kolegët e tyre, ky i fundit, kishte kufjet në veshe dhe dëgjonte mendimet e lojtarëve të tjerë, të cilët e shikoni lojën më mirë nga jashtë. Berti e kuptoi se nuk po luante me një, por kundra dhjetë shahistëve dhe e la lojën. Kur ka shkuar edhe herë të tjera për të luajtur, ata nuk kanë pranuar, pasi e njihnin që luante shah dhe ishte e vështirë të fitonin me atë, pasi luhej me dollar.

Mendohet, që loja e shahut, ta ketë origjinën nga India Veriperëndimore, gjatë Perandorisë Gupta, e cila në shekullin e gjashtë njihej me emrin shaturanga (chaturanga). Të tjerë studiues, duke u nisur sipas historianëve, mendojnë se loja e shahut i ka fillesat në Perandorinë Kushan të Afganistanit të lashtë. Nisur nga disa fakte të hershme, të gjetur në Persi, që i përkasin vitit 600, tregojnë se loja e shahut në këtë vend quhej, shatrang “chatrang” dhe në mesin e viteve 600-të, kur vendet myslimane u pushtuan nga persët, kjo lojë u përhapë dhe u quajt, “shatran”. Emrat e gurëve të shahut, ngelën po ato që ishin pagëzuar nga persianët. Ndërsa në Europë, ku bëhet fjalë për atë perëndimore, kjo lojë mbërriti në shekullin e IX-të, nga tregtarët e Lindjes së Mesme dhe në fillimin e shekullit të X-të, u bë e njohur në të gjithë Europën.

Nga studiuesit, në Egjipt janë gjetur disa vizatime që i përngjajnë asaj të fushës së shahut, të cilat i përkasin 4000 vjet më parë, ndërsa ato që janë gjetur në Indi, i përkasin 2000 vjet më parë. Nga çfarë përmendëm më lart, del që loja e shahut nuk e ka zanafillën në Indi apo Persi, por në Iliri, pasi guri i shahut që është gjetur në Butrint, tregon se ka ekzistuar një shekull më parë se këto vende. Nëse nisemi tek vizatimet që janë gjetur në Egjiptin e lashtë, dihet tashmë që pellazgët me vendbanimet e tyre, kanë qenë të shtrira në këtë vend, por edhe më larg. Ka edhe studiues, të cilët shprehen se loja e shahut ka ardhur nga yjet dhe kjo lidhet edhe me prejardhjen e ilirëve, ku mendohet të kemi ardhur nga një planet tjetër. Vetë emri që ka mbajtur Gadishulli Ilirik, jep më shumë kuptim. Pra, Iliri jep kuptimin “yll i ri”, planet i ri dhe më vonë, të lë të kuptosh se ka evoluar në Tokë, pasi mendohet se kanë ardhur edhe raca nga planetë të tjerë dhe ngaqë kanë vendosur të jetojnë së bashku në këtë planet, ka marr emrin Tokë, pra “bashkë”. Pra, loja e shahut do e ketë zanafillën në vendin tonë dhe nuk është rastësi që ka bërë gjithë këtë udhëtim nëpër planet dhe zbulimi i Butrintit, e risjell në origjinë.

Për pak kuriozitet, kutia e shahut prej druri është shpikur në Nju Jork, në vitin 1946-të dhe kjo ka ndihmuar më shumë, për tu bërë lojë më popullore, pasi e merrnin kutinë me vete dhe luanin kudo që shkonin. Në një studim të vitit 2007-të, është zbuluar se një shahist profesionist, ka në memorjen e tij, nga 10 mijë deri në 300 mijë lëvizje. Nga kjo e dhënë, është treguar se loja e atyre me një kualiteti të lartë, nuk është se ata kanë ndonjë inteligjencë të lartë dhe të veçantë, por nga eksperienca e tyre dhe praktikimi sistematik. Studiuesit anglez kanë zbuluar tek një studim tek fëmijët, se fëmijët me inteligjencë më të lartë, treguan se kishin aftësi të ulta në lojën e shahut.

Në mbyllje të këtij shkrimi disi të gjatë, por që duhet t’i përmblidhnim edhe këto informacione, tepelenasit duhet të ndihen më krenar, pasi loja e shahut në fillim ka hyrë në Tepelenë dhe pastaj në trevat e tjera të Shqipërisë.

Edmond Ismailati

Dhjetor 2021