Sistemi VAR në futboll ka krijuar jo pak polemika dhe situata kontroverse. Rasti më i fundit vjen nga Polonia, me protagonist mbrojtësin e Legias së Varshavës, Uilliam Remi.
Lojtari u largua nga fusha dy herë, i ndëshkuar me karton të kuq.
Fillimisht arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj një kundërshtari të Krakovias.
Por, pasi analizoi pamjet filmike, gjyqtari anuloi vendimin e parë, e thirri futbollistin në fushë, për ta ndëshkuar me kartonin e kuq direkt.
Një episod i pabesueshëm.