“Londra nuk ka ndërmend të bllokojë fluturimet me Italinë për shkak të koronavirusit, ku çdo vit lëvizin pothuaj tre milionë turistë britanikë”, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Sidoqoftë, Hancock bëri një apel për mënjanimin e udhëtimeve drejt Italisë Veriore dhe 11 komunave ku ka pasur infektime.
“Italia ka ndaluar fluturime nga Kina dhe tani janë vendi më i infektuar në Europë“, theksoi ministri.
Ndërkohë dy shkolla angleze janë mbyllur dhe do të dezinfektohen pas kthimit të një grupi studentësh nga një udhëtim në veri të Italisë.