Bota Asnjë rast me koronavirus në Turqi

Asnjë rast me koronavirus në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se deri më tani në Turqi nuk është shënuar ndonjë rast i koronavirusit.

”Lidhur me kërcënimin e koronavirusit, në rajonet kufitare janë ngritur spitale fushore për rastet që do të shënohen”, tha ai.

”U bëj thirrje banorëve se nuk është e nevojshme të përdorin të gjithë maska, por vetëm ata që kanë grip, shenja të ftohjes dhe simptoma të infektimit”, shtoi Koca.

”Në botë ende nuk është gjetur ndonjë antiviral specifik kundër koronavirusit”, përfundoi ai.