Londra i kërkon Dubait ndihmë për të zgjidhur problemin e kontrollit të dronëve në hapësirën ajrore të saj. Pas kaosit në qiellin e Londrës, me aeroportet e Gatwick dhe Heathrow të sulmuar nga dronët gjatë periudhës së Krishtlindjes, kryeqyteti anglez i drejtohet emiratit në kërkim të zgjidhjeve efektive.
Deri më sot, Dubai është qyteti me njohuritë më të avancuara në menaxhimin dhe rregullimin e dronëve. Në vitin 2015, një alarm i shkaktuar nga dronët, në aeroportin e tretë më të madh në botë, i kushtoi shtrenjtë Dubait. Emiratet atë kohë përjetuan një nga trazirat më të gjata dhe më shkatërruese të trafikut ajror në një shkallë planetare, që iu kushtoi rreth një milion dollarë në minutë.
Në fillim të këtij muaj, aeroporti i Britanisë së Madhe, “Heathrow”, u mbyll martë për më shumë se një orë për shkak se sipër pistës po fluturonte një dron. Kjo ndodhi vetëm tre javë pasi diçka e ngjashme pezulloi ngritjen e 1 mijë avionëve në aeroportin e “Gatwick”.