Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low zbuloi se Jerome Boateng, Mats Hummels dhe Thomas Muller nuk i ka më në plane për t’i përzgjedh ato përsëri për ekipin kombëtar.
Boateng dhe Hummels janë të dy 30 vjeç, ndërsa Muller është 29 vjeç dhe treshja e Bayernit, që kanë grumbulluar në total 246 ndeshje e ndihmuan Gjermaninë të fitojë Kupën e Botës në vitin 2014. Por “Pancerat” pësuan një eliminim të turpshëm nga grupi në Kupën e Botës 2018 para se të dështonte edhe në Ligën e Kombeve.
“2019 është viti i fillimit të ri për ekipin kombëtar gjerman. Ne duam t’i japim ekipit një fytyrë të re dhe jam i bindur se ky është hapi i duhur. Lojtarët e rinj do të kenë hapësirën që duhet për tu zhvilluar plotësisht dhe tani ata duhet të marrin përgjegjësi“, tha Low.
Ndeshja e fundit e Gjermanisë në të cilën Boateng, Hummels dhe Muller luajtën të tre ishin humbja në Ligën e Kombeve 3-0 në Holandë më 13 tetor.
Si rezultat i disfatës nga Franca tre ditë më vonë, Gjermania pësoi gjashtë humbje në një vit kalendarik për herë të parë dhe humbi dy ndeshje konkurruese për herë të parë që nga viti 2000.
Muller, i cili është golashënuesi i nëntë më i mirë i Gjermanisë me 38 gola, erdhi nga stol për të fituar ndeshjen e tij të 100 dhe të fundit me kombëtaren në barazim 2-2 të Ligës së Kombeve në shtëpi në Holandë në nëntor. Ndeshja e ardhshme e Gjermanisë është një miqësore kundër Serbisë në Wolfsburg më 20 mars përpara kualifikuese për Euro 2020 kundër Holandës katër ditë më vonë.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainhard Grindel shtoi: “Unë e mirëpres faktin se Jogi Loë po e çon më tej ndryshimin e ekipit tonë kombëtar. Fillimi i kualifikimit për Euro 2020 është koha e duhur për ndryshimet e grupit“.