Lëvizja Socialiste për Integrim mbush 13 vjeç, dhe ndryshe nga herët e tjera, me logon e re në bluza me mbishkrimin “përgjegjësi sociale”, kryetarja e saj Monika Kryemadhi dhe mbështetës të LSI kanë mbjellë pemë në një zonë të kryeqytetit.
Teksa sesioni i ri parlamentar nis këtë të shtunë, znj. Kryemadhi tha se LSI përveç luftës frontale ndaj qeverisë do të sjellë dhe nisma në Parlament.
“Lufta politike në Parlament është e rëndësishme, grupi parlamentar do të jetë aktiv me iniciativa e nisma ligjore që do të t’i shërbejë dhe qeverisë shqiptare, që me skemën e re që është paraqitur kemi një qeveri të vogël po që do të ketë korrupsion të madh. Lufta e LSI do të jetë një luftë jo vetëm frontale por dhe me nisma në Parlament”, tha Kryemadhi.
13 vjet më parë tha znj. Kryemadhi LSI solli një ndryshim jo vetëm të klasës politike shqiptare por të rinisë shqiptare. “LSI u rrit si forcë politike me sfidat dhe sakrificat që kaloi gjatë gjithë kësaj jetë. Sigurisht që dhe kemi gabuar po nga këto gabime ne kemi mësuar. Në pozicionet që do të marrim shumë shpejt, do të jemi forcë politike pranë qytetarëve”, tha ajo.