LSI ka njoftuar se me lajmin për shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministri i Drejtësisë është njohur sot paradite.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Erisa Xhixho tha se shkarkimi ishte iniciativë e kryeministrit Edi Rama.
“Sot paradite kryeministri Edi Rama njohur Ilir Metën me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Kryetari Ilir Meta zhvilloi një takim me kryesinë e LSI për ta informuar me iniciativën e kryeministrit Edi Rama.
Në takim u konkludua që LSI të propozojë zotin Petrit Vasili ministër të Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i komisionit në reformën në drejtësi.
Duke shpresuar në këtë mënyrë koordinim të mirë të punës dhe në bashkëpunim politik brenda qeverisë. Gjithashtu kryesia ekzekutive e LSI vendosi të propozojë Luan Ramën si kryetar të Grupit Parlamentar të LSI”, deklaroi Xhixho.