Bota Lubjana bën atë që s’bëri dot Tirana: Ç’xhami kryevepër! Edhe me palestër...

Lubjana bën atë që s’bëri dot Tirana: Ç’xhami kryevepër! Edhe me palestër brenda (FOTO)

Atë që Tirana s’e bëri dot, për të patur një xhami në linja moderne në qendër të saj, sipas projektit të studios BIG nga Danimarka, do e ketë Lubjana, kryeqytet i Sllovenisë.

Punimet e atyshme kanë përfunduar dhe kompleksi do të hapet zyrtarisht në qershor, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Republikën e Sllovenisë, Nevzet Poriç.

“Të gjitha punimet janë bërë tashmë. Gjithçka është gati dhe xhamia, nëse do Zoti, do të hapet zyrtarisht në qershor. Sa i përket xhamisë, gjithçka është gati. Në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojmë të përdorim xhaminë. Gjithçka është e vendosur dhe mbaruar kështu që ne mund të fillojmë ta frekuentojmë atë“, tha Poriç.

Ai theksoi se bashkësia Islame ishte e kënaqur me pamjen e xhamisë.

“Është një xhami që i është përgjigjur epokës moderne. Kemi pritur për këtë xhami për pesëdhjetë vjet dhe jemi të kënaqur që tashmë e kemi”, tha Poriç.

Kompleksi, i cili përfshin xhaminë dhe qendrën kulturore islame, është ndërtuar mbi pak më shumë se 12,000 metra katror.

Investimi ka kushtuar rreth 34 milion euro. Financues është shteti i Katarit.

A taken on February 3, 2020, shows a general of prayer room inside Slovenia’s first mosque, designed by the Bevk Perovic Arhitekti architecture firm, in Ljubljana. – Slovenia’s first mosque opened its doors in the capital Ljubljana on February 3, more than 50 years after the initial request to build it was made. Muslims in the predominantly Catholic Alpine country first filed a request to build a mosque in the late 1960s while Slovenia was still part of the former Communist Yugoslavia. The community received permission 15 years ago, but ran into opposition from right-wing politicians and groups, as well as financial troubles. (Photo by Jure Makovec / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY MENTION OF THE ARTIST UPON PUBLICATION – TO ILLUSTRATE THE EVENT AS SPECIFIED IN THE CAPTION