Bota Lufta ndaj pandemisë, Gjermania do vaksinojë fëmijët mbi 12 vjeç

Lufta ndaj pandemisë, Gjermania do vaksinojë fëmijët mbi 12 vjeç

Gjermania ka ndërmarrë një hap tjetër në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, kështu duke filluar nga 7 qershori do të vaksinohen dhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart.

Lajmi u dha nga kancelarja Angela Merkel pas një takimi që ajo zhvilloi me krerët e landeve në lidhje me situatën me pandeminë dhe procesin e vaksinimit.

Megjithatë, procesi i vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 vjeç në Gjermani do të varet nga vendim përfundimtar që pritet të marrë Agjencia Europiane e Barnave në ditët në vijim.