Kryesore Luftime të përgjakshme, artileria ruse vret 70 ushtarë ukrainas

Luftime të përgjakshme, artileria ruse vret 70 ushtarë ukrainas

Të paktën 70 ushtarë ukrainas raportohet që të jenë vrarë gjatë një sulmi me artileri të forcave ruse në bazën e tyre ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas. Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, që aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.

Ndërsa Parlamenti i Ukrainës postoi në rrjetet sociale një homazh për ushtarakët e rënë në krye të detyrës: “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.

Ushtria ruse vazhdon avancimin drejt Kievit. Pamjet satelitore tregojnë një autokolonë të blinduar që është rreth 65 kilometra e gjatë.

Dhjetra civilë raportohet të jenë vrarë më herët gjatë sulmeve me raketa në qytetin Kharkiv.