Extra Luiz Ejlli mund të ketë ndikuar në këngën që Rama ka zgjedhur...

Luiz Ejlli mund të ketë ndikuar në këngën që Rama ka zgjedhur për fushatë. Ja si

“Përpara”, kënga e fushatës së Partisë Socialiste, ka nxitur debate në opinionin publik. Disa e konsiderojnë një këngë ritmike, ndërsa të tjerë një tallava aspak serioze.

Mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” u komentua se si u vendos që kjo këngë të përdorej për fushatën e PS-së, ku autorja Zefina Hasani, është shprehur se është me trendin e kohës, me “çapaçulat”.

E pyetur nga moderatori Donad Veshaj, Hasani u shpreh se kënga e fushatës së PS-së mund të jetë e ndikuar nga Luizi.

Zefina Hasani: Jemi në festë jemi tek argëtimi. Është me trendin e kohës me çapaçulat, ajo këngë e bërë nga Petrit Vullkani nis me “ta hëngsha zemrën”.

Donald Veshaj: Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka teksti “ta hëngsha zemrën” tek fushata? A ka ndikuar Luizi tek kënga?

Zefina Hasani: Unë them që po ka ndikuar Luizi tek kjo këngë. Duhet të bëjmë kujdes kur i japim kontekst negativ tallavasë. Lexova shumë për tallavanë se në gjithë historikun tonë është paragjykuar, por të lexosh nuk duhet paragjykuar.