Aktualitet Vrau me thikë 20-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg Axel Hoxhajn

Vrau me thikë 20-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg Axel Hoxhajn

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkësi.

Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut. Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj 18-vjeçarit akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Gjatë seancës, Axel Hoxhaj nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen e ndodhur. Edhe vetë avokati mbrojtës ka kërkuar që 18-vjeçari të qëndrojë në masën arrest në burg.

Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.

20-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj më 18 Prill.