Extra Luizi tregon banoren e vetme që nuk do ftojë në dasmën e...

Luizi tregon banoren e vetme që nuk do ftojë në dasmën e tij dhe ka një kunj për Zhaklin Lekatarin

Teksa katër finalistët e “Big Brother VIP 2” ishin ulur rreth tavolinës së ngrënies, Luiz Ejlli ka folur rreth dasmës së tij me Kiara Titon.

Këngëtari i propozoi moderatores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e tani të gjithë po presin dasmën.

Mbrëmë teksa po bisedonin, Krist Aliaj e pyeti se kë nuk do ftonte dhe Luizi u përgjigj menjëherë “Tea Trifonin”.

Kur Kristi e pyeti pse, ai tha shkurt: “Nuk dua mo”.

Më pas kur në një moment u përmend emri Zhaklina, Luizi tha se “Zhaklin Lekatari ta mendojë njëherë, ndoshta ka punë atë natë dhe nuk mundet me ardhur”.

Më tej, mes shakave, Luizi tregoi se si do i ulte nëpër tavolina banorët e këtij edicioni të BB VIP.

Krist Aliaj i tha se mund ta ulte me kë të donte, përveçse me Armaldo Kllogjerin.

Ndërkohë Luizi duke qeshur tha se nëse tavolina ku do jetë Kristi nuk bëjnë qejf, do të fusë një zarf të zi.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ku ke qejf me të ulur? Do me u ul me finalistët apo me këto?

Kristi: Ti i ndan ato, kujt i interesojnë.

Luizi: Ku ke qejf?

Kristi: Nuk më intereson.

Efi: Do që të ulet gjithandej.

Luizi: Me njerëz që i njeh.

Efi: Në një tavolinë vetëm.

Kristi: Por jo me Armaldon.

Luizi: Tavolinat do jenë 8 vende dhe tavolina jote do jetë me Jonën, Eva, Genti, Ronaldo, Armaldo…

Kristi: Jo Armaldo.

Dea: Më do mua? Nuk do e kesh atë luks.

Luizi: Ti do jesh në tavolinën më të zhurmshme edhe më e bukura ndoshta. Jona, Eva, Genti, Ronaldo, Kristi dhe Armaldo. Si dhe Antoneta e Bledi. Jeni tetëshja ku keni dy rrugë, ose me bërë qejf më shumë se të gjithë ose do ju fus një zarf të zi.

Tavolina tjetër do jetë Amos, Dea, Shpati dhe Nita, ta shohim a ka qenë në kuadër të lojës apo në të vërtetë. Këtu do jetë dhe Diola që Nita ta ketë një mbështetje. Xhonatani me Diolën, Herioni. Madje heq Bledin nga ju dhe lë Mikelen andej. Po rritet piaca te tavolina tjetër, Olta, Efi, Kejvina, Zhaklina Gjolla.