Tashmë Interi është në krye të renditjes në Serie A, pozicion të cilin këtë herë do ta mbajë të paktën për një javë, deri në momentin kur do të luhet derbi ndaj Milanit.
Romelu Lukaku u tregua një lider i jashtëzakonshëm për zikaltrit në ndeshjen e vështirë ndaj Lazio-s. Sulmuesi belg vendosi gjithçka në këtë takim, duke realizuar dy gola, ndërsa asistoi edhe te goli i tretë i shënuar nga argjentinasi Martinez. Ndërkohë, golin e vetëm për Lazio-n e shënoi Escalante.
Skuadra e drejtuar nga Conte përfitoi edhe nga humbja 2-0 e Milanit ndaj Spezia-s mbrëmjen e së shtunës, duke marrë vendin e parë me një pikë më shumë se kuqezinjtë e Piolit.
Më 21 shkurt, dy skuadrat e Milanos do të ndeshen së bashku, në një takim që pritet të vendosë shumë për të ardhmen e dy ekipeve në këtë sezon në futbollin italian.