Luksemburgu mund të jetë vendi i parë i Bashkimit Europian që do të legalizojë tërësisht kanabisin. Propozimin pritet ta bëjë Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi që synon që zbatimi i legjislacionit të nisë brenda dy muajve.
Nëse ligji kalon, Luksemburgu do të hyjë në klubin e vendeve si Uruguai, Kanadaja dhe 11 shtete të SHBA-së që miratojnë legalizimin e një substance narkotike që deri më sot hynte në listën e politikave penale më të rrepta. Mbrojtësi kryesor i këtij propozimi është ministri i Shëndetësisë, Etienne Schneider që thotë se politika kundër drogës e ndjekur në 50 vitet e fundit ka dështuar.
“Duke ndaluar çdo gjë, e bëri atë më interesante për të rinjtë”, citohet ministri.
Sipas propozimit në fjalë, Luksemburgu do të legalizojë të gjithë tregun e kanabisit, që nga licenca për prodhimin e tij deri te konsumimi, me ndalimin e kultivimit të tij brenda vendit dhe me një kufi moshe prej 18 vjeç për përdoruesit. Po ashtu do të ndalohet shitja e tij për të huajt, në mënyrë që të frenohet turizmi I drogës.