Joe Apfelbaum * – ‘Jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë” është një frazë e njohur në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Fraza jep tre shembuj të “të drejtave të patjetërsueshme” që Deklarata thotë se u janë dhënë të gjitha qenieve njerëzore dhe çdo qeveri është krijuar për t’i mbrojtur.
Ju keni të drejtë të ndiqni lumturinë!
Si mund të ndjekësh lumturinë?
Ju mendoni se gjeni lumturinë kur merrni punën që dëshironi, kur gjeni partnerin perfekt, kur bëni miliona, kur blini një makinë, apo kur mësoni një aftësi të re.
Çlirohuni nga të gjitha problemet tuaja! Dhe më në fund do të jeni të lumtur. Kur e bazon lumturinë në rrethana, po e bazoni atë në diçka apo dikë tjetër.
Shumica e njerëzve mendojnë se nëse do të kishin para, do të bënin gjërat e duhura dhe do të ishin të lumtur. E vërteta është ndryshe, kur jeni të lumtur, ju bëni gjërat e duhura që ju shpien drejt sukseseve dhe sukseset përkthehen në para.
Dikush më ka pyetur kohët e fundit se si unë mund të ndihem i lumtur në çdo kohë. Unë i thashë se kjo ka një zgjidhje. Fillimisht duhet të përqendrohem në atë që dua të bëj. Nëse përqendroni pritshmëritë te njerëzit atëherë kjo nuk ju çon drejt suksesit
Kur fokusohem në diçka, atëherë filloj të ndjehem më i lumtur. Kur përqendrohem në atë që njerëzit e tjerë kanë nevojë, ndihem i lumtur dhe i plotësuar. Kur fokusohem në nevojat e mia dhe shqetësohem për dëshirat e mia, ndihem i dëshpëruar.
Mirënjohja dhe dhënia është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndjerë lumturi në çdo kohë. Nëse lumturia është një ndjenjë që mund ta zgjoni në çdo kohë, pse atëherë nuk ndiheni gjithmonë të lumtur? Sepse njerëzit duan që ndjenja të vijë nga ndonjë vend i jashtëm. Ata duan të kenë me shumë fat. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ata mund të zgjedhin lumturinë dhe ta ndjejnë atë në çdo kohë.
Merrni përgjegjësinë për lumturinë tuaj dhe ndjehuni të lumtur për shkak se ju dëshironi, jo sepse është e lidhur me ndonjë dukuri të jashtme. “Lumturia nuk është ajo që ju keni, ose kush jeni, ose ku jeni, apo çfarë jeni duke bërë. Lumturia është ajo që ju mendoni”.
* Joe Apfelbaum, është sipërmarrës, autor librash dhe folës. Ai bashkëpunon me “Forbers”, “Inc.”, “Business Insider”, “The Wall Street Jornal” etj.