Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se e kishte ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “genocid”. Macron ka hezituar të përdorë fjalën genocid, duke argumentuar se përshkallëzimi i retorikës nuk i shërben konfliktit.
“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas e cilësoi të dhimbshëm për popullin e Ukrainës, ngurrimin e Macron.
Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për genocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit, si përpjekje për të fshirë idenë e identitetit ukrainas. Konventa e OKB-së për genocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi genocidi të identifikohet zyrtarisht.