Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi në konferencë për shtyp se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.
“Janë bërë përparime, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar. Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk jemi gati për këtë ritëm zgjerimi”, deklaroi Macron.
“Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, shtoi Macron.
Kur u pyet se çfarë mesazhi po u jepet shqiptarëve me mosçeljen e negociatave, Macron u përgjigj: “Kemi një problem me azilantët shqiptarë dhe nuk kam si u shpjegoj qytetarëve të mi që po hapim negociatat me një vend ku kemi probleme me këtë çështje. Mbaj përgjegjësi të plotë për qëndrimin tim”.
Deklarata e Macron
“Kishim një diskutim të gjatë lidhur me zgjerimin e BE. Është temë e madhe. Duhet të merremi me të seriozisht. Besojmë në një Europë koherente dhe të përgjegjshme. Vendet e Ballkanit janë duke kaluar disa reforma të mëdha dhe duam që të vlerësojmë ndryshimet kushtetuese që janë bërë, pra shumë qartësisht.
Një numër i madh vendesh në BE nuk ishin të vendosura për të hapur negociatat. Ka disa përpjekje dhe arritje, por nuk janë atje ku duhej të ishin. Për shembull, migrimi dhe sundimi i ligjit apo edhe raportet fqinjësore. Nuk është e nevojshme për momentin që të ketë një zgjerim në këtë moment.
Shikoni rrugën e 28 vendeve. Ne kemi kaluar në krizë të madhe dhe vendimmarrja e BE do të kemi përfunduar reformat në vitet që vijnë dhe nuk mund thjesht të hapim derën.
Në axhendën e BE dhe këtu po flas për të ardhmen, atëherë mund ta shikojmë atë. Jemi në një proces që besoj se është shumë burokratik. Ka marrëveshje dhe politike, por nuk do të thotë ndonjë gjë për njerëzit që janë pjesë e procesit.
Kina, Rusia do ndikojnë përsëri edhe nëse hapen negociatat. Shikoni këto vende që janë tashmë në proces dhe ky nuk është rasti që jemi në proceset e investimeve të ekonomisë dhe kulturës.
Ata jo domosdoshmërisht mund të jenë anëtarë. Na duhet kjo agjendë të jetë politike, por duhet që procesi të jetë i kthyeshëm ose do t’i mungojë besueshmëria.
Nëse hapim derën për negociata do të fajësohemi pasi të hapim derën kështu që duhet ta diskutojmë edhe më tej. Nëse dëshironi ti qëndroni ambicieve të Evropës duhet të reformohemi. Na duhet projekt i ri zgjerimi.
Është bërë punë për të çmontuar rrjetet kriminale, por është e vështirë tu shpjegosh qytetarëve tanë që nga një vend që konsiderohet i sigurt dhe që nuk ka nevojë për viza të ketë migrim. Kemi probleme me kërkesat për azil.
Nuk mund të bëjmë gjëra që janë të pamundura për tu kuptuar nga qytetarët tanë.
Zgjedhja është bërë dhe jo për këto qëllime dhe jo thjesht për Shqipërinë. Kemi probleme migrimi nga shumë vende, shpesh për çështje shëndetësore.
Unë mendoj që përfaqësoj atë që nuk është pozicion i shumicës. Që të jesh vetëm nuk do të thotë që e ke gabim. Dëgjoja kolegë dje dhe nuk jam dakord me meritat e atyre që mendojnë se zgjerimi është ideologjia e Europës. Ky është rasti me disa vende. Është arsyetim i gabuar. Bëj thirrje për koherencë. Duhet të reformojë veten para se të vazhdojmë me këtë. Është një çështje buxheti. Është një treg i madh që ka nevojë për koordinim dhe kjo po ndodh. Kemi nevojë për zgjidhje të qarta me shumë peshë politike.
Unë thashë që ka mosmarrëveshje në lidhje me procesin e zgjerimit vetë. Duhen hapur disa diskutime pa zgjerimin, por askush nuk do ketë mundësi të bashkohet pa u reformuar vetë. Definicioni i rajonit, disa thonë ishte pothuajse një marrëveshje unanime për të pasur vendet. Kjo nuk është e vërtetë. Kishte një shumicë për Maqedoninë e Veriut, por shumica e vendeve thanë JO për Shqipërinë. Hapja e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut duke lënë pas Shqipërinë do kishte lënë mbrapa rajonin, do kishte qenë një veprim vdekatar politik. Do kishte qenë një precedent jo vetëm për Shqipërinë, por kudo ku ka pakica shqipfolëse. Është dashur të mendohet për këtë.
Mos të gënjejmë veten, duhet progres dhe me to mund të hapim diçka. Jo me proceset e zakonshme që nuk kanë më kuptim.