Madonna ka vendosur që të japë mendimin e saj (të çuditshëm) mbi koronavirusin me anë të një postimi në Instagram, ku shihet duke u larë në vaksë.
Këngëtarja 61-vjeçare tha se “koronavirusi ka barazuar njerëzit në shumë mënyra” sepse nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i famshëm je, Covid-19 mund të prekë këdo.
“Këtë ka Covid-19, nuk i plas se sa i pasur apo i famshëm je, sa i lezetshëm apo i zgjuar je, ku jeton, sa vjeç je… Është një barazues shumë i mirë dhe pikërisht kjo gjë që e bën të tmerrshëm, është madhështia e tij. Është i mrekullueshëm fakti që në shumë mënyra na ka vënë shenjën e barazisë”, thotë një Madonna krejtësisht nudo në vaskë.