Aktualitet Makina del nga rruga, humb jetën pasagjerja

Makina del nga rruga, humb jetën pasagjerja

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në rrugën dytësore Fushë Krujë–Thumanë.

Një automjet i drejtuar nga N.H. 46 vjeç doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 77-vjeçare me iniciale B.H.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.