Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Miras-Arrëz në Devoll.
Një makinë fuoristradë, e cila po transportonte disa mësues ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën një mësuese, ndërkohë që 4 mësues të tjerë janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Viktima është Luiza Dule, 48 vjeç.
Ajo ishte mësuese në shkollën e fshatit Arrëz.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ngrica në rrugë. Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA drejtohej nga mësuesi me inicialet me inicialet Ç.H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.