Sport Zyrtare, United zgjedh ish-legjendën Solskjaer si pasues të Mourinho-

Zyrtare, United zgjedh ish-legjendën Solskjaer si pasues të Mourinho-

Manchester United ka gjetur pasuesin e Jose Mourinho-s, vetëm 24 orë pas largimit të trajnerit portugez.

Do të jetë Ole Gunnar Solskjaer trajneri i ri, edhe pse do të ketë rolin e trajnerit të përkohshëm, që do të thotë se do të qëndrojë deri në fund të sezonit, kur do të emërohet trajneri i ardhshëm.

Solskjaer është një nga legjendat e Red Devils dhe është shpallur kampion Europe në vitin 1999, në përmbysjen e çmendur ndaj Bayern-it në finale.