Aktualitet Makina me 5 mësues del nga rruga, humb jetën mësuesja 48-vjeçare

Makina me 5 mësues del nga rruga, humb jetën mësuesja 48-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Miras-Arrëz në Devoll.

Një makinë fuoristradë, e cila po transportonte disa mësues ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë ka humbur jetën një mësuese, ndërkohë që 4 mësues të tjerë janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Viktima është Luiza Dule, 48 vjeç.

Ajo ishte mësuese në shkollën e fshatit Arrëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ngrica në rrugë. Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA drejtohej nga mësuesi me inicialet me inicialet Ç.H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.